Lajme
Franca e mbështet zyrtarin e KE-së që e demantoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi pas takimit në Strasburg
Demokracia
16:39 | 10 Mars 2022

Share:

Përfaqësia e Përhershme e Republikës së Francës në Këshillin e Evropës ka pëlqyer reagimin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, pasi ky i fundi ka demantuar Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e djeshëm të zhvilluar në Strasburg.

Berge sot i ka reaguar zv/kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.

Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv/kryeminstrin kosovar.

 

Edhe kjo i ndodh Besnik Bislimit, demantohet prej zyrtarit të lartë evropian

Të ngjashme