Lajme
Franca e liron pas disa orësh sauditin që e arrestoi për vrasjen e Khashoggit
Demokracia
15:31 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Sauditi i arrestuar të martën në një aeroport të Parisit nën dyshimin për lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi u arrestua të mërkurën, pasi zyrtarët arritën në përfundim se ishte rast i identifikimit të gabuar, thanë prokurorët e Parisit.

Burimet franceze të sundimit të ligjit të martën raportuan se i arrestuari quhet Khaled Aedh Al-Otaibi, që e ka emrin e njëjtë me një ish-rojë të Gardës Mbretërore Saudite, të ndodhur në listën e sanksioneve amerikane e britanike dhe raportit të Kombeve të Bashkuara si i përfshirë në vrasjene e Khashoggit në Turqi.

Ambasada e Arabisë Saudite në Paris tha të martën në mbrëmje se personi i arrestuar nuk ka të bëjë asgjë me rastin në fjalë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Prokurorët thanë se kontrollet kanë treguar se fletarrestimi i lëshuar nga Turqia, që ndikoi në arrestimin e burrit, kur iu kontrollua pasaporta, nuk ishte për personin e arrestuar në aeroport.

“Kontrollet e gjera të identitetit të këtij personi treguan se fletarrestimi nuk vlen për të. Ai është liruar”, thuhet në deklaratën e zyrës së prokurorit.

Khashogi, gazetar i të përditshmes amerikane, “Ëashington Post”, dhe kritik i Princit Mohammed bin Salman, ishte parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor 2018. Zyrtarët turq besojnë se trupi i tij është gjymtuar dhe është larguar. Mbetjet nuk janë gjetur.

Të ngjashme