Lajme
Franca dhuron 12 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Siri
Demokracia
17:26 | 09 Shkurt 2023

Share:

Franca ka shprehur mbështetjen e saj duke dhuruar 12 milionë euro për popullsinë siriane të prekur nga tërmeti shkatërrues.

Paratë do të shpërndahen “në koordinim me organizatat joqeveritare dhe Kombet e Bashkuara, në të gjithë zonat e prekura nga tërmetet “, tha François Delmath, një përfaqësues i Ministria e Jashtme franceze, duke sqaruar se kjo nuk ndryshon “qasjen politike” të Francës ndaj regjimit të Bashar al-Asad.

Nga 12 milionë, pesë do të përdoren në fondin humanitar për ndihmën ndërkufitare të Kombeve të Bashkuara (SCHF), pesë milionë do të shkojnë “për OJQ-të franceze dhe ndërkombëtare që punojnë në ndërhyrjet emergjente në fushën e shëndetësisë, strehimit, dhe sigurisë ushqimore”, tha François Delmas.

Përveç kësaj, sipas asaj që raporton APE-MPE, një kontribut prej dy milionë eurosh po “konsiderohet” në kuadër të ndihmave ushqimore të planifikuara për të plotësuar nevojat emergjente ushqimore të popullatës siriane.

Sa i përket Turqisë, e cila ishte epiqendra e tërmetit, Franca do të dërgojë “në orët e ardhshme 50 mijë vaksina kundër difterisë dhe tetanusit të ofruara nga fondacioni Sanofi dhe shoqata Tulipe për popullatat e prekura”.

Franca do të mbështesë gjithashtu “përpjekjet e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe” me 500,000 euro, tha gjithashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze.

Të ngjashme