Sport
Franca dhe Maroku janë ballafaquar dy herë në histori, hera e fundit para 15 vjetësh
Demokracia
15:52 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Franca dhe Maroku do të përballen në gjysmëfinalen e dytë sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Al Bayt”, shkruan Demokracia.com.

Maroku, befasia e këtij Kampionati Botëror synon ta vazhdojë ëndrrën, me Francën e cila synon mbrojtjen e titullit botëror.

Kombëtarja franceze dhe ajo marokene janë ballafaquar dy herë në histori edhe atë në ndeshje miqësore. Dueli i fundit ndërmjet vete ka qenë në nëntor të vitit 2007.

Franca ka triumfuar një herë 1:0 ndaj Marokut në vitin e largët 1999, teksa në takimin e fundit barazuan 2:2.

Fituesi i kësaj përballje luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Argjentinën./Demokracia.com/

Të ngjashme