Sport
Franca “buzëqesh” para Botërorit, Varane është gati për Katar
Demokracia
16:58 | 07 Nëntor 2022

Share:

Futbollisti i Manchester United, Raphael Varane do të jetë gati për Kupën e Botës në Katar, raporton L’Equipe, transmeton Demokracia.com.

Në këtë mënyrë, trajneri i Francës, Didier Deschamps, mund të marrë frymë i lehtësuar, sepse do të ketë në dispozicion një nga anëtarët e gjeneratës që fitoi titullin në Rusi në 2018.

Varane pësoi një dëmtim së fundmi në një ndeshje kundër Chelseat më 22 tetor, kur u largua nga loja në lot.

Megjithatë, fatmirësisht për Varanen, rezultoi se nuk ishte një dëmtim i rëndë dhe ai do të rikthehet në fushë më shpejt nga sa priste fillimisht.

Varane ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Manchester United kundër Sheriff, West Ham, Real Sociedad dhe Aston Villa./Demokracia.com/

Të ngjashme