Lajme
Franca bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 të punonjësve shëndetësorë
Demokracia
09:36 | 13 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka njoftuar se vaksinimi i punonjësve shëndetësorë do të jetë i detyrueshëm.

Ky vendim erdhi pas përhapjes masive të variantit “Delta”. Në një fjalim televiziv, presidenti francez theksoi se i gjithë personeli shëndetësor, si dhe punëtorët e tjerë që  janë në kontakt me pacientët,  do të duhet të vaksinohen kundër COVID në të kundërt do të sanksionohen.

Duke filluar nga java e ardhshme gjithashtu personat që dëshirojnë të marrin pjesë në evente me më shumë se 50 persona duhet të pajisen me një certifikatë shëndetësore.

Nga gushti, certifikatat do të jenë të detyrueshme për të gjithë personat që do të shkojnë në  bare, restorante, apo do të udhëtojnë më avionë ose trena.

Presidenti francez gjithashtu tha se ora policore do të vazhdojë të jetë në fuqi në Martinique dhe ishullin e Reunion.

Të ngjashme