Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar2022”.
“Gjelat” të enjten përmes faqes zyrtare kanë bërë publike emrat e 23 lojtarëve të ftuar, shkruan Demokracia.com.
Padyshim një listë e mbushur me yje te Kombëtarja e Francës, përfshirë edhe sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman i cili është ftuar sërish nga trajneri, Didier Deschamps.
Benzema dhe Deschamps kishin lënë prapa marrëdhëniet e tyre aspak të mira.
Karim Benzema ishte i ftuar edhe në Kampionatin Evropian të futbollit.
4️⃣ nouveaux joueurs dans la liste de Didier Deschamps pour le rassemblement qui débute lundi ! ? @TheoHernandez, @atchouameni, @JordanVeretout et @MoussaDiaby_19 ?? #FiersdetreBleus pic.twitter.com/kcIpkhy26d
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) August 26, 2021
Franca në muajin shtator përballet me Bosnje e Hercegovinën më 1 shtator.
Tri ditë më vonë, kampionët e botës udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa më 7 shtator luajnë para shikuesve të tyre ndaj Finlandës. /Demokracia.com