Një shtetas britanik është urdhëruar nga autoritetet të prishë shtëpinë e tij, të ndërtuar pa leje, me vlerë prej 500 mijë pound, pasi fqinjët ishin ankuar se shqetësoheshin nga ndriçimi i tepruar i saj.
Prona njëkatëshe e ndërtuar në Glastonbury, Somerset, në një tokë bujqësore, është në pronësi të shtetasit Tony Harvey.
Fqinjët u ankuan tek autoritetet lokale, duke thënë se ndriçimi i shtëpisë me vlerë marramendëse ishte verbues.
Po ashtu, fqinjët ankohen se ndërtesa ka ndryshuar rrjedhjen e ujit nga fusha në rrugë, duke krijuar probleme për qarkullim rrugor gjatë dimrit, pasi mund të krijohen ngrica.
Harvey, një biznesmen i suksesshëm, u vizitua nga zyrtarët e këshillit lokal 12 muaj më parë, të cilët theksuan se ndërtesa ishte e paligjshme.
Ai aplikoi për legalizimin e ndërtesës, duke e cilësuar si venbanim ose fermë, por të dyja ato ishin refuzuar nga bashkia e Somerset.
Ndërsa shumica e banorëve në West Compton janë kundër shtëpisë Harveyt, ai ka mbështetjen e banorëve në Shepton Mallet, ku është i bazuar biznesi i tij.
Një zyrtar vendas është shprehur se “Autoriteti Lokal i Planifikimit, pasi ka shqyrtuar me kujdes arsyet për refuzim, e konsideron të arsyeshme dhe është lëshuar një njoftim për zbatimin, që kërkon që prona të prishet dhe toka të kthehet në një fushë bujqësore.”