Fotot satelitore të marra të shtunën nga një kompani private amerikane, kanë treguar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe civil në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol.
Maxar Technologies tha se zjarre u panë në seksionin perëndimor të qytetit port dhe dhjetëra ndërtesa të larta apartamentesh ishin dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse.
Të paktën 1,582 civilë në Mariupol janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse, tha të premten këshilli i qytetit. BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë shifër.
Të shtunën, Rusia pretendoi se kishte pushtuar zona në periferi të qytetit, por ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se qyteti mbetet nën kontrollin e Kievit.
In these before and after #satellite images of #Mariupol, #Ukraine you can see destruction of homes and building. The latest imagery is from 10:16 a.m. local time on March 9, 2022. (Location: 47.099, 37.662) pic.twitter.com/J9eXaPg7gl
— Maxar Technologies (@Maxar) March 9, 2022