Lajme
Fotot që tregojnë shkatërrimin e avionit më të madh në botë
Demokracia
19:13 | 04 Prill 2022

Share:

AN-225 ishte avioni më i madh tregtar në botë, i aftë për të mbajtur ngarkesa të mëdha. 

Raketat ruse shkatërruan që në nisje të pushtimit të Ukrainës, avionin më të madh në botë Antonov An-225 – i njohur si Mriya.

CNN ka sjellë pamje të asaj çfarë ka mbetur prej tij pas bombardimeve.

Avioni ukrainas i mallrave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit u bë objekt i sulmeve të ashpër me raketa pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme