Rreth 101 persona janë evakuuar me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal, ka konfirmuar një zyrtar i OKB-së.
“Falë operacionit, 101 gra, burra, fëmijë dhe persona të moshuar më në fund mund të largoheshin nga bunkerët poshtë Azovstalsteelworks dhe të shihnin dritën e ditës pas dy muajsh,” tha OsnatLubrani, koordinatori humanitar i OKB-së për Ukrainën.
Midis tyre ka edhe disa të plagosur, thuhet në një deklaratë.
Disa nga civilët kanë qenë brenda fabrikës së çelikut që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Ndërkohë, ka një numër civilësh ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut.