Sport
Fotot e Messit, që tërbuan PSG-në
Demokracia
11:18 | 04 Maj 2023

Share:

Ahmed Al Khateeb, ministri i Turizmit i Arabisë Saudite, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa fotografi në të cilat mund të shihni se si kanë qenë ditët që Leo Messi dhe familja e tij kanë kaluar në këtë vend.

Një udhëtim në të cilin ata kanë shijuar blerjet, lojërat me fëmijët, përvojat e realitetit virtual dhe një vizitë në Diriyah, vendin e traditave, trashëgimisë dhe historisë saudite.

“Messi udhëtoi në Arabinë Saudite për të takuar njerëz, për të parë vendin ku mund të jetonte. Nëse familja e tij jep OK, ai do të luajë në Arabinë Saudite”, – tha Marco Kirdemir, një agjent I FIFA-s.

Për polemikat që ka shkaktuar te PSG udhëtimi i Messit, ai tha: “Nëse do të kishte udhëtuar në një vend që nuk ka probleme me Katarin, nuk do të kishte kaq shumë spekulime. Kjo vizitë në Arabinë Saudite ka zemëruar presidentin e PSG”.

Të ngjashme