Lajme
Fotoja simbol e luftës në Siri/ Babë e bir gjejnë shpëtim në Itali
Demokracia
13:28 | 22 Janar 2022

Share:

Munzir dhe Mustafa, babë e bir sirianë pa gjymtyrë për shkak të luftës dhe protagonistë të xhirimit “Vështirësitë e jetës”, që bëri xhiron e botës duke u bërë imazhi simbolik i dramës siriane, do të mbërrijnë mbrëmjen e të premtes në Itali për të nisur një jetë të re.

Ata do të trajtohen në qendrën e protezave Vigorso di Budrio (Bologna).

Njoftimi vjen nga Siena International Photo Awards, që publikoi edhe foton që portretizon Munzirin dhe Mustafain shkrepur nga fotografi turk Mehmet Aslan.

Ndërkohë ka nisur mbledhja e fondeve për të ndihmuar babë e bir dhe viktima të tjera të pafajshme të konfliktit në Siri, shkruan Gazeta Shqip.

Mbledhja e fondeve, e cila gjithashtu mbështet një program rehabilitimi dhe ndihme për njerëzit që kanë pësuar gjymtime ka arritur mbi 100,000 euro përmes platformës Gofundme.

Fotoja simbol e luftës në Siri/ Babë e bir gjejnë

Të ngjashme