Fotografia e një ushqimi tradicional të mëngjesit në Indi është bërë virale në internet. Kjo për shkak të formës së shërbimit, pak më ndryshe se zakonshmja.
Në fotografi shfaqet ‘Idli’ një ëmbëlsirë orizi që ka formë të rrumbullakët, të gatuar dhe servuar në një shkop akullore dhe të zhytur në ‘sambar’, një sos me thjerrëza-perime që zakonisht shërbehet së bashku.
Kjo ka ndezur një luftë argëtuese ushqimore në Twitter.
Derisa disa e kanë pëlqyer krijimtarinë me të cilën është bërë mëngjesi kryesor jugor indian, të tjerët janë tmerruar nga krijimi.
Fotografia është nga qyteti jugor i Bangalore dhe i takon Anand Mahindra, CEO i grupit indian të kompanive, Mahindra & Mahindra.
Ai e postoi në Twitter fotografinë duke pyetur ndjekësit e tij se çfarë mendonin për “krijimtarinë” e përgatitjes./Demokracia.com/