Sport
Fotografia që pushtoi planetin: Basketbollistja lë lojën për ta ushqyer foshnjën e saj
Demokracia
09:53 | 04 Mars 2021

Share:

Një ngjarje tejet interesante ka ndodhur në Argjentinë, transmeton Demokracia.com.

Basketbollistja argjentinase Antonella Gonzalez, derisa ishte në parket, ajo për një moment la lojën dhe shkoi në bankinë për ta ushqyer vajzën e saj 11- muajshe.

Kjo skenë e pazakontë u pa në një ndeshje të kampionatit argjentinas mes Tomas de Rocamore dhe Velez Sarsfield.

“Unë gjithmonë e bëjë atë përpara ndeshjes, por nganjëherë ndryshojnë gjërat. Unë i thash trajnerit më duhet pak kohë pasi e ndjeva se duhet ta ushqej vajzën. Është gjithçka e natyrshme për një nënë”, ka thënë Gonzalez.

Skuadra e saj në atë ndeshje arriti fitore me rezultatin 61:44, duke përfunduar e para në tabelë, derisa Antonella e përfundoi lojën me tetë pikë të shënuara. /Demokracia.com

Të ngjashme