Lajme
Fotografia në celularin e Dumanit, oficeri i policisë ishte objektiv për t’u vrarë
Demokracia
21:48 | 16 Qershor 2022

Share:

Një oficer për zbulimin e krimeve të rënda në Elbasan, ishte shënjestruar nga grupet kriminale për t’u eliminuar fizikisht.

Fotografia e Krenar Guçes u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.

Oficeri ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020.

Ndërsa tani është transferuar me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Prej tri ditësh tashmë familja e tij është marrë në mbrojtje, ndërsa vetë oficerit i është vendosur roje personale.

Gazeta Si shkruan se sipas burimeve paraprake, dyshohet se Guçe kishte zbuluar detaje të rëndësishme për disa vrasje zinxhir në Elbasan.

Duke filluar që nga vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në një hark të shkurtër kohor.

Gjatë hetimeve, ai kishte zbuluar të dhëna të rëndësishme nga dëshmitarë të ndryshëm edhe për dy ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës, ku u arrestuan disa të dyshuar.

Pikërisht për këto zbulime, një grup kriminal në Elbasan, kishte vendosur ta eliminonte në shenjë hakmarrjeje përmes të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Të ngjashme