Lajme
Fotografia e natës, Kurti e Vuçiq shkaktojnë një mal reagimesh në Facebook
Demokracia
23:07 | 04 Maj 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo fotografi, ku Kurti e Vuçiq shfaqen afër njëri-tjetrit, ka nxitur një debat të madh.

Përdoruesit e rrjeteve sociale, i kanë kujtuar Kurtit momente të ndryshme nga historia e tij opozitare, kur kundërshtonte dialogun Kosovë-Serbi dhe i sulmonte pjesëmarrësit e palës kosovare me etiketa të ndryshme.

Një prej reagimeve që ka pasuar pas publikimit të fotografisë, është ai i analistit Petrit Zogaj, i cili ka thënë më e rëndësishme se fotografia, është fakti se kush e publikoi atë.

“Etiketimet e LVV-së në të kaluarën ishin edhe si tradhti, shkelje mbi gjakun e dëshmorëve, mbi trupat e pagjetur e gjithçka tjetër. Unë nuk besoj që Thaçi, Isa e Ramushi i kanë merituar këto etiketime, sikurse nuk besoj që Albini e meriton një gjë të tillë tash”, ka shkruar Zogaj.

Një reagim e ka bërë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka sjell në vëmendje disa deklarata të Kurtit, të cilat sipas tij, nuk përshtaten me pamjet në fotografinë që doli sonte, raporton Gazeta Express.

Imer Mushkolaj, një tjetër analist dhe gazetar, ka publikuar fotografinë me një mbishkrim të shkurtër: “Jo negociata, Vetëvendosje”.

Ndërkaq, gazetari, Parim Olluri, ka bërë një krahasim të Kurtit, dikur kritikues ndaj takimeve me Vuçiq, me Kurtin e tanishëm si kryeministër.

“Nga Isa, Hasha Esat Pasha, ne N’darke me qiT dostin tem”, ka shkruar Olluri.

Një reagim ndaj fotografisë, e ka lëshuar edhe analisti dhe gazetari Ilir Mirena, i cili me ironi ka thënë se në këto momente “më së shumti ma këpusin shpirtin militantët”.

“T’gratit krejt trulalvën e s’dijnë cka me ba, mbesin si qurana n’mjegull… O t’shkretë, kqyrni shfrytzone hini far pune diku sa është hala në pushtet, se sen prej tij s’ka…”, ka shkruar ai.

Edhe analisti dhe gazetari, Valon Syla, ka reaguar ndaj afërsisë së Kurtit me Vuçiq në fotografi.

“Jo negociata, por darkë me Vucicin… Vetëvendosje. Albin Kurti të bëftë mirë”, ka shkruar Syla.

Analistja, Zana Avdiu, ka shkruar shkurt. Madje ajo i ka përshëndetur darkuesit Kurti, Vuçiq e Lajçak, që u shfaqën në darkën joformale, në një fotografi të mëvonshme.

“Ju baftë mirë, darka”, ka shkruar ajo.

Bardh Avdiu, një qytetar aktiv në Facebook, po ashtu e ka komentuar fotografinë që mori vëmendjen e kësaj nate.

“JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE! Çka kanë hjekë të shkretit aktivista t’u i shkru e tu u zhagitë për këto ‘kauza’”, ka shkruar ai.

Të ngjashme