Është publikuar një foto e rrallë e ish-presidentit Hashim Thaçi e vitit 1992.
Në T7 janë shpalosur disa fotografi të vjetra, të protestave të vitit 1992 në Prishtinë nga fotoreporteri Ilir Bylykbashi.
Në një fotografi të vjetër shihen dy ish-presidentët e vendit, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu duke protestuar së bashku.
Në pankartën të cilën e mbante Thaçi shkruante ‘Rrnoftë Universiteti i Kosovës’. Para Thaçit, shihet Fatmir Sejdiu.
Në këtë fotografi shihet edhe ish-rektori i Universiteti të Prishtinës, Mujë Rugova.