ShowBiz
Fotografi në vende të njëjta n të njëjtën kohë, aludime për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar
Demokracia
20:17 | 29 Mars 2023

Share:

Moderatorja Kiara Tito është bërë një ndër personazhet më të komentuara në media rozë që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Romanca e saj me banorin tjetër, Luiz Ejlli bëri që e gjithë vëmendja të ishte tek çifti që u krijua brenda shtëpisë së famshme.

Por, edhe pas eliminimit të saj një javë më parë, Kiara po vazhdon të përfolët për secilin veprim duke përfshirë edhe jetën private.

Një romancë e përfolur muaj me parë me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar Leonard Koka, Roni Koka është kthyer sërish në fokus, ndonëse ai e kishte mohuar që kishte lidhje me prezantuesen disa fotografi që kanë dalur në pah lënë të kuptohet se mes dyshes ka ekzistuar një histori.

Në foto që të dy kanë publikuar në Instagram-et e tyre përkatëse kanë nxitur dyshimet se ata kishin kaluar pushimet së bashku në Greqi.

Si Kiara ashtu edhe Roni kanë të publikuara foto ku shihen në vende të njëjta në të njëjtën periudhë kohore në lokacionet e ishujve grek si Santorini dhe Mykonos.

Kujtojmë që edhe gjatë kohë se ishte në BBVA, u duk se Kiara iu referua kësaj lidhje me Roni kur tha se kishte dalur me një person në vetëm një takim, por pjesa tjetër e zërave u shtuan nga ai, pasi ishte në të njëjtin rreth shoqëror me të prezantueses.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse tani që është jashtë BBVA, Kiara do të flas edhe një herë për të sqaruar këto raportime.

Të ngjashme