Lajme
Fotografi i Nju Jork Times që dokumentoi masakrën në Familjen Deliu kthehet në Abri-rrëfen duke qarë te varret
Demokracia
22:41 | 17 Qershor 2024

Share:

Fotografi Wade Goddard që në vitin 1998 punonte në New York Times dhe kishte bërë fotografi për t’i treguar botës për masakrën në Abri ndaj familjes Deliu.

Ai e ka vizituar Kosovën pas 23 vjetëve, ku është takuar me të mbijetuarit. Goggard është kapluar nga emocionet, duke e shprehur këtë edhe përmes lotëve.

Për të a shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka postuar edhe video në profilin e tij në Facebook.

“Wade Goddard, fotograf i ballinave të Neë York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve. Në Abri, ai takon të mbijetuar të masakrës të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij. Goddard, flet për punën e tij në dokumentimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, që nga sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, e deri tek arritja e lirisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme