Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviq kanë takuar sot në Kiev presidentin ukrainas Voldomir Zelensky.
Por në njoftimin për takimin Zelensky e ka ngatërruar se cili është kryeministri i Shqipërisë e cili i Malit të Zi.
Ai në një postim në Facebook,shkruan se ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Edi Rama dhe atë të Shqipërisë, Dritan Abazoviç.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Malit të Zi, Edi Rama dhe kryeministrin e Shqipërisë, Dritan Abazoviç”, ka shkruar presidenti, Volodomir Zelensky në Facebook.
Më pas ky gabim është përmirësuar.