Lajme
FOTO| Zëdhënësi i Kurtit në ‘kafe pune’ me dy anëtarë të Bordit të RTK-së
Demokracia
16:12 | 13 Shtator 2022

Share:

Zëdhënësi i Albin Kurtit, Përparim Kryeziu, së bashku me nënkryetaren e Bordit të RTK-së, Arta Berisha dhe anëtarin, Driton Hetemi, janë takuar në njërën nga kafenetë afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ende nuk është bërë i ditur qëllimi i këtij takimi.

Ky takim i sotëm i një zyrtari të lartë qeveritar me përfaqësuesit e lartë të RTK-së, ngrit edhe më shumë shqetësimet për ndërhyrje të drejtpërdrejt politike në transmetuesin publik, për çka RTK është akuzuar vazhdimisht. Gjithashtu ngrit shqetësimet për një Bord të dirigjuar nga Qeveria që e cenon seriozisht pavarësinë e Transmetuesit Publik.

Kryetari Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, vazhdimisht ka deklaruar publikisht se anëtarët e Bordit janë të pavarur, figura me integritet dhe nuk lejojnë në asnjë mënyrë ndërhyrje politike.

Ajo që dihet është se Bordi i RTK-së ka dështuar të kompletojë përbërjen e menaxhmentit të ri që tash e 9 muaj prej se janë zgjedhur. Gjithashtu dihet që Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe ish ushtruesi i detyrës së zv/Drejtorit të Përgjithshëm, Arsim Halili janë në një proces të hetimit nga prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave.

Deri më tash, ndër vite, Demokracia.com ka mësuar se 6 drejtorë të RTK-së janë përballur me aktakuza dhe procese gjyqësore, ndërsa listës së të dyshuarve tashmë u është bashkuar edhe menaxhmenti i ri në detyrë dhe dikush nga Bordi i RTK-së (emër i njohur për redaksinë), i cili nuk e kishte parandaluar këtë veprim, përkundër që kishte një mundësi të tillë.

Të ngjashme