Lajme
FOTO| Vjosa Osmani nënçmon policin, e “detyroi” t’ia mbajë çantën në Tajlandë
Demokracia
21:05 | 06 Korrik 2022

Share:

Janë të thirrur që ta mbrojnë jetën e personaliteteve të rëndësishme shtetërore dhe atyre të huaja kur vizitojnë Kosovën, duke e rrezikuar jetën e tyre. Por, pjesëtarët e Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës, po shfrytëzohen nga presidentja Vjosa Osmani për t’ia mbajtur edhe çantën asaj. 

Kjo shihet nga fotografitë që janë publikuar nga vetë presidentja Osmani në faqen e saj në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Në një fotografi të publikuar nga vizita në Tajlandë, njëri nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt shihet pas derës duke e mbajtur në dorë çantën e Osmanit, ku është e sigurt që “kode” të ndonjë arme bërthamore nuk mund të ketë.

Edhe në një rast tjetër muaj më parë, gjatë një vizite në Panama, çadrën ishte parë duke ia mbajtur presidentes Osmani edhe ambasadorja e Kosovës në Panama, shkruan Demokracia.com.

E për dallim nga Osmani, Mbretëresha e e Mbretërisë së Bashkuar e mban çantën vetë, shkruan Demokracia.com.

Ajo në shumë paraqitje dhe takime me liderë të ndryshëm botëror është fotografuar duke e mbajtur vetë çantën e saj. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme