Lajme
FOTO | Vjosa Osmani “inspekton” punimet në vargun e ri të shtëpive luksoze në “Marigona Hill”, shoqërohet nga truprojat
Demokracia
10:23 | 03 Shtator 2024

Share:

Në lagjen luksoze të “Marigona Hill,” shumë biznesmenë dhe politikanë posedojnë shtëpi e banesa luksoze. Njëra prej tyre është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse ende e pabanueshme, Osmani është parë afër vendpunimeve të lagjes së re “Marigona Hill”.

Demokracia.com ka siguruar fotografi, ku shihet presidentja Vjosa Osmani, si një “inxhiniere”, por e shoqëruar nga disa bodigardë dhe një vajzë.

Një banesë, një shtëpi, dy banime në varg, njëra me 244 metra katrorë e tjetra më 218 metra katrorë, një Mercedes Benz, është pasuria e presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut. Njërën nga to e ka në Marigona Hill.

Këto i ka deklaruar vetë Osmani në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, derisa ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024.
Sipas asaj që ka deklaruar e para e vendit së bashku me burrin e saj, vlera e pasurisë së paluajtshme kap shumën e 970 mijë e 760 euro.
E para e vendit ka deklaruar një banesë me sipërfaqe prej 67 metra katrorë, të cilën e ka blerë në vitin 2011 me kursime dhe kredi, e cila e kap vlerën e 59 mijë e 760 euro.

Po atë vit, ajo ka deklaruar se me kursime dhe kredi ka blerë edhe një garazh kolektiv me sipërfaqe prej 14 metrash katrorë në vlerë 6 mijë euro.

Të dyja këto janë në pronësi të bashkëshortit.
Presidentja ka deklaruar edhe një shtëpi me sipërfaqe prej 150 metrash katrorë, të cilën, siç ka thënë ajo vetë, e ka ndërtuar në vitin 2004 me kursime dhe kredi.

Edhe kjo është në emër të bashkëshortit, ndërsa vlera e saj është 170 mijë euro.

Përveç shtëpisë dhe banesës, Osmani ka deklaruar se ka në pronësi me bashkëshortin edhe një tokë prej 5.10 ari. E blerë, sipas saj, me kursime dhe borxhe në vitin 2016. Vlera 35 mijë euro.

Pasuritë e presidentes nuk përfundojnë këtu.
Ajo ka deklaruar se ka edhe një banim më varg (apo vilë), me sipërfaqe prej 244 metrash katrorë, e blerë në vitin 2019 me kursime, borxhe dhe para nga shitja e banesës në Prishtinë.
Banim me varg, Osmani ka deklaruar edhe në emër të bashkëshortit. Me sipërfaqe prej 218 metrash katrorë, kap vlerën e gjysmë milioni eurosh, saktësisht 510 mijë euro.

Paratë për blerjen e kësaj vile, sipas Osmanit, janë marrë nga shitja e shtëpisë në Australi, e cila ishte në pronësi të bashkëshortit, shitjes së shtëpisë së prindërve të bashkëshortit, nga kursime dhe hua familjare.

Sa i përket pasurive të paluajtshme, presidentja ka deklaruar një veturë “Mercedes Benz”, në pronësi të bashkëshortit, e cila kap vlerën e 10 mijë euro.

Nga ana tjetër, para të gatshme e para e vendit ka deklaruar se i ka vetëm 1 mijë e 168 euro dhe 266.84 dollarë australianë. Derisa detyrime 105 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të presidentes Odmani janë deklaruar 70 mijë e 335.6 euro, ku pagën nga Presidenca e ka deklaruar në shumë prej 33 mijë e 70 euro. Nga mëditjet për udhëtimet zyrtare jashtë vendit për vitin 2024, ajo ka thënë se i ka marrë 8 mijë e 92 euro.

Sa i përket bashkëshortit të saj, ajo ka deklaruar se ai i ka 17 mijë e 173 euro të hyra vjetore nga paga neto, kurse 12 mijë euro në vit, ajo ka deklaruar se i merr nga të hyrat e qirasë në Australi, të deklaruara në emër të bashkëshortit. /Demokracia.com/

Të ngjashme