Lajme
FOTO| Vjosa Osmani ia huazon fustanin këshilltares së saj për Samitin e BE-së në Tiranë
Demokracia
19:35 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani sot po merr pjesë në Samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.

Ajo atje u paraqit me një fustan dyngjyrësh, zi dhe ulliri, shkruan Demokracia.com.

Por, duket se Valdrin Sahitit, dizajnerit me pasaportë diplomatike që kujdeset për veshjet e presidentes Osmani, i ka ikur një detaj fort i rëndësishëm.

Ai nuk e ka këshilluar presidenten Osmani që nuk duhet t’i veshë rrobat e këshilltareve të saj, me të cilat ato kanë dalë në paraqitje publike.

Vjosa Osmani sot për të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë duket se ia ka huazuar fustanin këshilltares së saj, Learta Hollaj.

Me të njëjtin fustan, këshilltarja Hollaj kishte prezantuar një ngjarje në Prishtinë, ku presidentja Osmani nderoi me Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili në vitin 2015 ndërroi jetë nga kanceri.

Këtë detaj Hollaj ka tentuar ta fshehë, pasi që fotografia me fustanin që sot e veshi presidentja Osmani ishte publike. Ndërsa, kur Demokracia.com kërkoi në profilin e saj në Facebook, ajo nuk figuronte.

Huazimi i veshjeve në jetën e përditshme, zakonisht bëhet nga shoqet e ngushta, të cilat për dasma e ndeja të veçanta i shkëmbejnë fustanet dhe veshjet e tjera.

Pas humbjes së kilogramëve të tepërt, përmes një ndërhyrje në Turqi, Osmani i ka përmirësuar dukshëm paraqitjet e saj./ Demokracia.com/

Të ngjashme