Një zjarr në shkallë të gjerë ka shpërthyer rreth mesditës së sotme në zonën e vendbanimit Valdebek në Pula të Kroacisë, shkuan Demokracia.com.
Për shkak të zjarrit në nënstacion pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas shefit të zjarrit të qarkut Dino Kozlevac, dy avion kanadezë kanë mbërritur gjithashtu në Pula për të ndihmuar zjarrfikësit të shuajnë zjarrin. “Të gjithë të jenë të qetë, le të kujdesen për objektet e tyre, zjarri shpejt do të shuhet”, tha Kozlevac.
Ai shtoi se zjarri po përhapej nga një stuhi e fortë, e cila vështirësoi shuarjen e zjarrit.
Glas Istra raporton se disa shtëpi janë djegur midis Vintija dhe Dolinka. Njerëzit janë evakuuar me kohë, ndërsa në shuarjen e zjarrit ndihmon edhe popullata vendase. /Demokracia.com/