Lajme
FOTO/VIDEO | Një vogëlushe i kërkon lëmoshë ministrit Peci, abuzohet para syve të tij dhe nuk e mbron
Demokracia
14:49 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, janë shumë shpesh viktima të abuzimit duke i përdorur si lypsarë.

Në rrugët e Kosovës dhe lokalet sheh shumë fëmijë që kërkojnë lëmoshë, që përbuzen nga njerëzit dhe largohen dhunshëm nga lokalet, shkruan Demokracia.com.

Edhe një vogëlushe e këtij komuniteti pakicë është përbuzur dhe është nxjerr dhunshëm nga një lokal, por mu para tavolinës dhe syve të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Bashkëkryetari i Listës GUXO duket se nuk e kishte guximin që ta ndalonte një trajtim jonjerëzor të kësaj vogëlusheje, që siç shihet në video duket rreth pesë ose gashtë vjeçare.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale duket vogëlushja që kërkon lëmoshë duke u injoruar plotësisht nga ministri Peci.

Madje edhe kur ajo nxirret dhunshëm nga lokali, ministri Peci vetëm e shikon me indiferencë dhe as nuk tenton ta ndalojë. /Demokracia.com/

Të ngjashme