Lajme
FOTO| Udhëtarët nxirren jashtë objektit të aeroportit “Adem Jashari” pas alarmit për bombë
Demokracia
18:59 | 16 Qershor 2022

Share:

Udhëtarët dhe personeli i  Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë larguar nga objekti, pas marrjes së informacionit për bombë.

Në fotografitë e dërguar në redaksinë e Demokracia.com shihen qytetarët jashtë objektit të aeroportit.

Lidhur me rastin janë deklaruar Policia e Kosovës dhe Aeroporti “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se kanë pranuar një kërcënim për bombë.

“Kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, tha Gara për Demokracia.com.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë pranuar një informacion për mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në njoftimin e thuhet se Policia menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti./Demokracia.com/

 

Të ngjashme