Një redaktor rus, i cili është edhe fitues i çmimit Nobel, Dmitry Muratov u shpreh se është sulmuar me ngjyrë të kuqe, nga një burrë në një tren.
Ky sulm, sipas tij erdhi për shkak të qëndrimit të tij dhe gazetës së tij, kundër luftës në Ukrainë.
“Sytë më digjnin tmerrësisht”, është shprehur ai
Gazeta e tij, “Novaya Gazeta Europe” është një projekt i nisur nga stafi i gazetës pasi “Novaya Gazeta”, gazeta kryesore e pavarur ruse, pezulloi punën e saj javën e kaluar nën presionin e qeverisë, shkruan Sky News.
Ishte media e fundit e madhe e pavarur e Rusisë që kritikonte qeverinë e Presidentit rus, Vladimir Putin dhe kishte prej kohësh një marrëdhënie të vështirë me Kremlinin.
Të tjerat ose janë mbyllur ose u janë bllokuar faqet e tyre të internetit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Kësaj gazete i ishte dhënë një paralajmërim i dytë zyrtar nga rregullatori i medias “Roskomnadzor”, i cili kohët e fundit ka vepruar më shumë si një censurues, por ende nuk dihet saktësisht se pse iu bë paralajmërimi kësaj gazete.
Ndryshe, Muratov, i cili u sulmua me ngjyrë, është redaktor i kësaj gazete që një kohë të gjatë, cili në vitin 2021, bashkë me gazetarën Maria Ressa fituan Çmimin Nobel për Paqe.