Lajme
FOTO| Turistët s’mund të ngjiten në Prevallë, rruga e papastruar
Demokracia
15:23 | 23 Janar 2022

Share:

Prevalla është një prej destinacioneve më të vizituara në Kosovë, sidomos tani gjatë stinës së dimrit. Megjithatë, sot jo të gjithë vizitorët ia kanë dalë të ngjiten e ta shijojnë vikendin atje.

Demokracia.com ka siguruar disa pamje, ku shihet se rruga që dërgon për në Prevallë është e papastruar.

Në këto pamje vërehet se disa vetura janë ndalur, pasi nuk ia kanë arritur të ngjiten lartë për shkak të mosmirëmbajtjes së kësaj rruge.

Nuk dihet pse autoritetet e kanë lënë anash pastrimin e kësaj rruge, duke e marrë parasysh numrin e vizitorëve ditëve të vikendit.

Vlen të përmendet se ditëve të fundit, temperaturat në Kosovë kanë shkuar deri në -13 dhe janë shoqëruar me reshje të shumta të shiut dhe borës./Demokracia.com/

Të ngjashme