Lajme
FOTO| Treni godet një veturë afër Prishtinës
Demokracia
17:19 | 05 Maj 2023

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në segmentin hekurudhor Prishtinë-Fushë Kosovë, te vendi i njohur si “Kroi i Njelmët”.

Një veturë e tipit “Mercedes” është goditur nga treni në një udhëkryq të rrugës me hekurudhën.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.

Të ngjashme