Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke u munduar të distancohet prej kolegëve të tij në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka treguar injorancë të llojit të vet, duke mos ditur ta bëj dallimin mes farsë dhe farëz.
“Procesi i votimit ishte farëz”, ka shkruar Rahimaj, duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të ri të Asociacionit të Komunave të Kosovës, përcjell Demokracia.com.
FARËZ f.
Zvog. e FAR/Ë, ~A 1, 4. Farëza lule dielli. Farëzat e drizës. Farëzat e fikut (e rrushit). Ha farëza.
- Farëzat e kokës shak. mendja, mendtë.
FARSË f.
- let. Komedi e shkurtër me një akt, me përmbajtje të lehtë, që luhet nga aktorët në mënyrë trashanike, me efekte të jashtme e të tepruara; komedi me humor të trashë.
- Ndodhi që të bën të qeshësh; veprimtari qesharake; lojë a veprim që bëhet për të mashtruar dikë, për t’ia arritur një qëllimi jo të mirë; komedi. Farsë politike. Farsë mashtruese. Farsa e idealit komunist.
Në librat islam ekziston edhe termi FARZ, që nënkupton çdo gjë që sipas fesë islame është urdhëruar saktësisht dhe që duhet të punohet. Por, në statusin e tij, nënkuptohet qartë që Rahimaj ka dashur ta cilësojë si farsë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nga injoranca e ka quajtur farëz. /Demokracia.com/