Mbi 5 mijë njerëz kanë vdekur në Kahramanmaras nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti që ka ndodhur të hënën në Turqi.
Në qytetin ku kërkimi dhe shpëtimi po vazhdon ende për të gjashtën ditë radhazi, ata që kanë humbur jetën po varrosen në varre të hapura ngjitur njëra-tjetrës pasi trupat identifikohen.
CNN Turk raporton se deri më tash janë varrosur rreth 3,000 prej viktimave të Kahramanmarasit.
Mijëra varre janë hapur me pajisje dhe varret janë shumë afër njëra-tjetrës, ndërsa po vazhdon edhe gërmimi i të tjerave.
FOTO: