Zyra e Fitore Pacollit si kryetare komisioni në Kuvendin e Kosovës është e mbushur me alkool e verë. Pamjet e saj i ka bërë vetë publike në një postim në Facebook. Në raftet e zyrës shihen lloje të ndryshme të pijeve alkoolike.
Fitore Pacolli – Dalipi është deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës. Por, përveç kësaj, ajo mban edhe postin e Kryetares së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
E në zyrën e Kryetares se Komisionit, Pacolli duket se bën edhe qejf, kohë pas kohe, shkruan Demokracia.com.
Aty Pacolli me raste e çon edhe nga një gotë verë e alkool. Të paktën këtë përshtypje e ka dhënë ajo vetë sot, kur ka publikuar një fotografi në Facebook, ku prapa shihen goxha sasi e madhe e shisheve me lloje të ndryshme të alkoolit.
“Genti si gjithnjë i buzëqeshur dhe plot hare i bënë edhe më të hareshme ditët tona plotë punë e sfida në komision. Gent Jakupi, është student në vitin e katërt të studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Genti ka disa muaj që është angazhuar në Komisionin për Mjedis në kuadër të marrëveshjes që ka Komisioni me fondacionin gjerman Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office”
Pacolli tutje ka folur edhe për energjinë në punë.
“Vullneti i tij dhe energjia për punë e kanë ndryshuar për të mirë punën në Komision. Komisioni për Mjedis vazhdon të mbetet i hapur për studentët që dëshirojnë të kuptojnë nga afër punën që bëhet në komision dhe të mirëseardhur të kontribojnë me dijet e tyre, idetë kreative dhe energjinë e pashtershme. ☘️”. /Demokracia.com/