Lajme
FOTO | Si tentoi LVV-ja të mashtrojë me pritjen e Kurtit në Tetovë, qytetarët e shumtë u mblodhën për Elita 5
Demokracia
22:31 | 12 Gusht 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka qëndruar për vizitë (private) në Tetovë dhe komunën Çair të Shkupit, ku është pritur nga kryetarët shqiptarë që i udhëheqin këto dy komuna.

Mirëpo, gjatë qëndrimit në Shkup, Kurti është pritur nga një numër i vogël shqiptarësh, kurse në Tetovë kishte numër të madh, mirëpo duket se ata ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e grupit Elita 5, të cilët kënduan në festën tradicionale të qytetit, shkruan Demokracia.com.

Për këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Engelbert Zefaj.

“Mashtrimi i Vetëvendosjes nuk ka kufij. Publikuan dje foto nga sheshi i Tetovës duke u krenuar me pritjen madhështore për Albinin! Në fakt dje, qytetarët e Tetovës nuk kanë dal për ta pritur Albin Kurtin, por Albin Kurti është bashkangjitur koncertit ku ka kënduar Elita 5 për festen tradicionale të Tetovës. Pse jo, ua ka shpërla trurin, e ka lehtë m’i mashtru”, ka shkruar Zefaj.

Vizita e Kurti është parë edhe si tentim i përçarjes së faktorit politik shqiptar atje, pasi nuk e ka takuar as liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, por vetëm dy kryetarët opozitarë të kryetarit të BDI-së. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme