Lajme
FOTO| Shihni hartën e Ukrainës të publikuar nga televizioni rus
Demokracia
15:24 | 23 Shkurt 2022

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden i përshkroi ngjarjet në Ukrainë si “fillimi i pushtimit rus të Ukrainës” dhe paraqiti sanksione të ashpra duke ndëshkuar veprime të tilla nga Moska, shkruan Demokracia.com.

Sanksione po vendosen edhe nga një sërë vendesh të tjera perëndimore. Putin thotë se është i hapur për dialog për Ukrainën, por nuk do të negociojë për interesat ruse.

Në rrjetet sociale sot është shpërndarë imazhi i hartës së Ukrainës, i publikuar nga televizioni shtetëror rus gjatë fjalimit të djeshëm të Putinit. Ukraina është shënuar me të verdhë në hartë, dhe pjesët e tjera janë shënuar si “të dhuruara” në territorin e Ukrainës nga Stalini, Lenini dhe Hrushovi. /Demokracia.com/

Të ngjashme