Veteranët kanë filluar të mblidhen para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se protesta akoma nuk ka filluar, raporton Demokracia.com.
Klinaku ka treguar se janë duke i pritur edhe më tej veteranët, që janë duke iu bashkuar protestës.
“Nuk jemi duke filluar njëherë, sepse jemi duke e pritur një masë ma të madhe të veteranëve”, ka thënë shkurtër Klinaku. /Demokracia.com/