Lajme
FOTO: Rusët kundër luftës në Ukrainë, protestuesit nuk i tremben arrestimeve dhe mbushin rrugët
Demokracia
09:53 | 26 Shkurt 2022

Share:

Qytetarët rusë duket se nuk e mbështesin vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për sulmin mbi Ukrainë.

Mijëra qytetarë rus kanë dalë në rrugët e qyteteve ruse për të dënuar sulmin e vendit ndaj Ukrainës gjatë tre ditëve të fundit.

Mediat e huaja përmes fotove të publikuara bëjnë me dije se protesta janë zhvilluar në dy qytetet më të mëdha të Rusisë në Moskë dhe Shën Petersburg. Me pankarta me shkrimin “jo luftës” në duar, rusët kanë mbushur rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit..

Sipas burimeve, policia ruse ka arrestuar deri më tani 1800 persona dhe po përpiqet të ndalë valën e protestave që ka përfshirë vendin./albeu.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024