Lajme
FOTO| Rritet sërish çmimi i vajit në Kosovë, afër 3 euro një litër
Demokracia
19:22 | 07 Prill 2022

Share:

Çmimet e produkteve të shumta jetësore kanë marrë përpjetën e ashpër ditëve të fundit.

Çmimi i vajit të lulediellit është rritur sërish sot, shkruan Demokracia.com.

Nga 2.35 sa ishte deri sot, çmimi i vajit varësisht nga dyqanet është rritur diku 2 euro e 85 cent, diku 2 e 95 cent ose edhe 2 euro e 99 cent.

Në fillim të muajit të kaluar çmimi i vajit në Kosovë, nga 1.50 shkoi në 3.50 euro

Gjatë muajit të kaluar Inspektorati i Tregut ndërmori disa aksione nëpër marketet e mëdha që e kishin rritur çmimin dhe disa prej tyre e kishin tërhequr nga dyqanet.

EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

Ngritja e çmimeve të produkteve bazike muajin mars shkaktoi panik te qytetarët.

Raftet me miell e vaj në dyqanet e mëdha u zbrazën.

Kurti konfirmon raportimin e Demokracia.com për fshehjen e 100 mijë litrave vaj në depon e Viva Fresh Store

Fillimisht rritje të pandalshme të çmimit pati nafta, e që u pasua me drithërat dhe shumicën e produkteve elementare./ Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme