Lajme
​FOTO| Rritet rreziku për përmbytje në Shkodër, banorët përdorin varkat
Demokracia
13:23 | 20 Nëntor 2022

Share:

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematikë të shtuar në lagjen “Ajasëm” ku e vetmja mënyrë për banorët për të komunikuar me pjesën tjetër të qytetit janë varkat.

Në 10 banesa ka prezencë uji ndërsa banorët thonë se askush nuk ka ardhur për t’u interesuar për gjendjen e tyre.

“A e sheh si janë rrugët, si janë kanalet, si janë shpitë? Kush interesohet për këtë punë? Akush në botë, në mënyrë kategorike nuk interesohet për këtë punë. Kanali është në administrim të bashkisë e bashkia nuk i bie mbrapa. Ka ardhur ka hequr një makinë zhavorr në rrugë e ka ikur,” – u shpreh një nga banorët.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve  reshjet pritet të jenë intensive dhe në orët në vijim ndërsa banorët vijojnë me frikën se niveli i ujit do të vazhdojë të rritet./Euronews.al

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024