Gjatë ditëve të fundit është raportuar se kriza mes Ukrainës dhe Rusisë, mund të ketë ndikim direkt në Evropë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.
Destabilizimi i situatës nën synimet e presidentit rus, Vladimir Putin që ta pushtojë Ukrainën, një prej furnizueseve më të mëdha në Evropë me miell, mund të ndikojë në ngritjen e çmimit të këtij produkti, përcjell Demokracia.com.
Kjo është paralajmëruar edhe nga ekspertët e ekonomisë në vend, të cilët kanë thënë se pritet shtrenjtimi i miellit dhe metaleve, pasi Ukraina e ka më të zhvilluar industrinë e rëndë të përpunimit të metaleve.
Demokracia.com ka parë disa qytetarë duke blerë miell në sasi më të mëdha, pas këtyre paralajmërimeve.
Rusia të enjten, më 24 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit ka nisur ofensivën për pushtimin e Ukrainës, gjë për të cilën po bën përgatitje tash e disa javë.
Deri më tani, 137 qytetarë ukrainasë kanë humbur jetën në ditën e parë të sulmeve.
Derisa sipas të dhënave të Britanisë së Madhe, 450 pjesëtarë të personelit rusë kanë vdekur pas nisjes së ofensivës./Demokraica.com/