Lajme
FOTO| Rama e Abazoviq nisen për në Ukrainë, i ka ftuar Zelensky
Demokracia
16:35 | 14 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq po udhëtojnë për në Ukrainë.

Rama përmes një fotografie  të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se janë nisur me në Kiev pas ftesës së Abazoviq, përcjell Demokracia.com.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka thënë ai.

Abazoviq pasi mori detyrën si kryeministër, kishte thënë se do t’i ftojë liderët e Ballkanit Perëndimor që të udhëtojnë për në Ukrainë./Demokracia.com/

Të ngjashme