Lajme
FOTO | “Qeveria po na mbyll bizneset”, vendosen mbi 15 pano në rrugën Kijevë – Klinë
Demokracia
16:53 | 18 Prill 2024

Share:

Banorët dhe pronarët e bizneseve të fshatrave Gllarevë, Burim (Stapanicë) dhe Rixhevë, sërish po protestojnë dhe shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës për devijimin e trasesë së rrugës që kalon në atë zonë, Kijevë – Zahaq. Këtë herë ata kanë vendosur të mos dalin në rrugë, por revolten e tyre po e shprehin në një formë më kreative.

Ka filluar ndërtimi i rrugës nacionale Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmentit Kijevë-Dollc.

Demokracia.com ka parë se në rreth 15 lokacione nga Kijeva deri në Klinë janë vendosur pano me mbishkrimin “Qeveria po na mbyll bizneset” dhe “Bizneset po vdesin”.

Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Pejë ka ardhur deri në Kijevë, aty ka devijuar dhe janë anashkaluar tri fshatra, përkatësisht fshtrat Burim, Rixhevë dhe Gllarevë.

Përgjatë magjistrales së deritashme ndodhën mbi 50 biznese, pompa, motele, villa e të tjera. Pronarët e tyre po konsiderojnë se nuk do të ketë më punë për ta, pas devijimit të trasesë së rrugës. /Demokracia.com/

Të ngjashme