Qeveria e Kosovës po i mbanë shumë punëtori në lokalin e një përkrahësi të partisë së kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetëm brenda një jave qeveria e Albin Kurtit ka mbajtur 4 punëtori në restorantin dhe furrën me emrin “Bukë e zemër’ në pronësi të Leart Marenit, i cili nga ajo që poston në rrjetet sociale duket se është një përkrahës i flaktë i Kurtit, shkruan Demokracia.com.
Ky biznes që funksionon si furrë dhe restorant ka publikuar në Facebook pamje para mbajtjes së punëtorive.
Edhe në faqen e Zyrës së Kryeministrit, janë publikuar fotografitë nga mbajtja e punëtorisë në “Bukë e Zemër”.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij strategjitë po preferojnë t’i hartojnë në restorantin ku duke me gjasë njehen më të lirë për të punuar.
Demokracia.com ka gjetur në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) se ky biznes është në pronësi të përkrahësit të Kurtit, të cilin ai po e favorizon me mbështetje.
Demokracia.com ka kontaktuar edhe me pronarin, Leart Mareni. Ai ka thënë se nuk është i interesuar të flasë për mediat.
“Varësisht çka kërkohet. Vijnë për fejesë, për ditëlindje ejt. A jeni tu këqyr përveti a veç je tu më ba pyetje? Nëse për rezervim trego. Nuk jam i interesum me folë për media. Po s’e nuk jam i interesum. Nëse don me folë me babën tem. Hajt ditën e mirë!”, ka thënë Mareni.
Në vazhdim do të gjeni disa postime të Marenit në përkrahje të LVV-së shkruan Demokracia.com.
Në këtë postim pronari i lokalit të hartimit të strategjive qeveritare, ka publikuar listën e kandidatëve për deputet nga Vetëvendosje.
Madje ai kishte shpërndarë edhe një postim të Kurtit, ku ai i thoshte ish-presidentit Hashim Thaçi të shkonte për gjykim në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Shko valla”, kishte shkruar ai.