Lajme
FOTO| Qeveria e shkruan “kosovës”, me “k” – të vogël
Demokracia
19:04 | 12 Mars 2022

Share:

Kosova është e vogël, këtë e dimë të gjithë. Megjithatë, veç pse nuk e kemi shtetin madh, emri i saj është i përveçëm. E në gjuhën shqipe, shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.

Kështu si duket nuk mendon edhe qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Në fotografitë e publikuara nga Kurti, në dizjanin e sallës së mediave shihet në prapavijë emri i Kosovës, me “k” të vogël, “kosovës”. /Demokracia.com/

Të ngjashme