Lajme
FOTO: Që tre muaj pa semafor në rrugën më të frekuentuar të kryeqytetit
Demokracia
20:18 | 30 Maj 2024

Share:

Kanë kaluar tre muaj që njëra nga rrugët më të frekuentuara në Prishtinë nuk ka semafor. Bëhet fjalë për semaforin që u prishë si pasojë e goditjes me veturë në rrugën “Agim Ramadani”, ku mbet i vdekur një 26-vjeçar.

Semafori ku humbi jetën i riu nga Deçani akoma ka mbetur ashtu, pa pjesën kryesore të sinjalizmit.

Rregullimi horizontal dhe vertikal i sinjalizmit brenda kryeqytetit bie nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga LDK-ja. Por, kjo komunë nuk e ka parë të rrugës që të intervenojë në rregullimin e tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme