Lajme
FOTO| Protestuesi rus në Moskë, lidh duart si viktimat e Buchës
Demokracia
12:29 | 05 Prill 2022

Share:

Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura në shenjë nderimi të mënyrës sesi trupat e disa ukrainasve janë gjetur në qytetet afër Kievit të pushtuara nga forcat ruse.

Imazhet e trupave në rrugët e Buchës, disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit.

Protestuesi është fotografuar kryeqytetit rus, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse protestat në Rusi janë bërë gjithnjë e më të kufizuara vitet e fundit, tubime të shumta dhe demonstrata në shkallë më të vogël janë mbajtur që nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Të ngjashme