Naim Arifi, i cili kishte shërbyer si Drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Kamenicës, po thotë se VV-ja sot ka shpërndarë farë gruri me prejardhje nga Serbia në këtë komunë.
Arifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar disa foto nga shpërndarja e grurit, për të cilin pretendon se vjen nga Serbia.
“Partia që u ngrit me kundërshti ndaj produkteve serbe, me “dashtë tendën”, me rrotullim kamionësh, sot, në rehatinë e pushtetit, i harruan plotësisht”, tha ai.
Postimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:
Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë sot ka shperndarë farë gruri me prejardhje nga Serbia.
Partia që u ngrit me kundershti ndaj produkteve serbe, me “dashte tenden”, me rrotullim kamionesh, sot, ne rehatine e pushtetit, i harruan plotesisht.
S’kemi pse çuditemi më. Sot, nga vendi i idealeve me çdo kusht, është bërë vendi i oportunizmit me çdo kusht.