Lajme
FOTO| Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Naser Demirit, shkaktoi aksident me fatalitet
Demokracia
10:58 | 14 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për gjetjen e një personi i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident me fatalitet.

Policia përmes një komunikate, ka thënë se bëhet fjalë për Naser Demiri, fotografi të të cilit edhe ka publikuar, përcjell Demokracia.com.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan,13 Maj 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjilan , me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Naser Demiri .

I lindur me 22/12/1990 në Gjilan

I dyshuari është i kërkuar për veprën Aksident trafiku me fatalitet

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]./Demokracia.com/

Të ngjashme