Lajme
FOTO| Policia e Moskës arreston fëmijët rusë për vendosjen e luleve në ambasadën e Ukrainës
Demokracia
09:33 | 03 Mars 2022

Share:

Policia në Moskë arrestoi pesë fëmijë të moshave 7 deri në 11 vjeç dhe nënat e tyre.

Arsyeja e arrestimit ishte për shkak se mbanin lule dhe pankarta shumëngjyrëshe kundër luftës së agresorit rus ndaj Ukrainës, transmeton Demokracia.com.

Në pankarta kishin të shkruar “Liri Për Ukrainën”, dhe protestën e zhvilluan jashtë ndërtesës së ambasadës ukrainase.

Autoritetet në Rusi kanë shtypur ashpër demonstruesit kundër luftës ditët e fundit.

Sipas raporteve zyrtare, rreth 7000 njerëz në të gjithë vendin janë arrestuar për protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës që nga fillimi i tij më 24 shkurt./Demokracia.com/

Të ngjashme